Protestat e studentëve në Francë, pezullohet mësimi në 500 shkolla

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 07:34 | Bota

Protestat e studentëve në Francë, pezullohet mësimi në

Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të protestave studentore që kanë tronditur vendin ditët e fundit, deklaroi Ministri Francez i Arsimit, Edouard Geffray.

“Mësimi do të pezullohet plotësisht ose pjesërisht në rreth 400-500 shkolla të mesme sepse nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme të sigurisë”, tha ministri, duke shtuar se 24 institucione janë djegur ose plaçkitur që nga fillimi i lëvizjes.

Nxënësit e shkollave të mesme franceze po ankohen se progresi i tyre akademik po kompromentohet nga faktorë si mungesat e larta të mësuesve, ditët tepër të gjata të shkollës dhe mjediset e rrënuara, ndër të tjera.

Ministri Geffray deklaroi se do të ketë një "kthim të pjesshëm dhe gradual në mësim", ndërsa kreu i qeverisë po përpiqet të gjejë një rrugëdalje nga kriza duke vënë në tryezë “pesë projekte” dhe duke kërkuar “vendime” para fundit të muajit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos