AKTUALITET /

Nis sot viti akademik në Shqipëri, mijëra studentë rikthehen në auditore

Shkruar nga Versus

Nis sot viti akademik në Shqipëri, mijëra studentë rikthehen

Sot më 5 tetor nis zyrtarisht viti akademik 2026–2027 në universitetet shqiptare, ndërsa disa institucione të arsimit të lartë hapin dyert edhe me ambiente të reja e të modernizuara.

Mijëra studentë në të gjithë Shqipërinë rikthehen këtë të hënë në auditorë, laboratorë dhe hapësirat universitare, me nisjen zyrtare të vitit akademik 2026–2027.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, procesi mësimor në institucionet e arsimit të lartë nis më 5 tetor.

Universitetet publike kanë përfunduar proceset e regjistrimit të studentëve fitues, ndërsa listat e studentëve të regjistruar janë shpërndarë sipas programeve të studimit dhe fakulteteve. Versus.al

Poll