Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku në pikën e parë të rendit të ditës do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00. Para saj, në orën 08:00, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, i cili do të shqyrtojë projektligjin dhe aspektet juridike të tij, përfshirë përputhshmërinë me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit.
Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Qeveria e Kosovës, të premten, i hapi rrugë procedimit të nismës për ndryshimin e këtij ligji, duke konstatuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e projektligjit në Kuvend.
Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zhvillimet nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit pritet të ndiqen gjatë gjithë ditës.
Hamza: Optimist se Ligji për Specialen do të votohet, PDK e hapur për çështjen e presidentit
“Jo në emrin tim”, protestë nesër para Kuvendit të Kosovës
”Jo në emrin tim”, protestë në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 07:11 SHBA tërheq bombarduesit nga baza ushtarake në Britani
- 21:57 “U zverdh në mëngjes, kishte të vjella dhe dhimbje barku,” flet nëna pas helmimit të fëmijëve në Korçë
- 21:40 “Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë
- 21:23 Hamza: Optimist se Ligji për Specialen do të votohet, PDK e hapur për çështjen e presidentit
- 21:18 “SHBA në Shqipëri ka ndryshuar!” Çipa: Nuk është njëjtë si në mandatin e dytë të Trump
- 21:05 “Jo në emrin tim”, protestë nesër para Kuvendit të Kosovës