Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore

5 Tetor 2026 | 08:07

Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2026–2027, ndërsa mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.

Edhe këtë vit, pjesën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike. Rreth 70% e të rinjve kanë zgjedhur universitetet publike, ndërsa 30% kanë preferuar institucionet private të arsimit të lartë.

Ndër degët më të preferuara nga maturantët këtë vit janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin “e-Albania”, për kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 6 tetor, nga ora 08:00 deri në 16:00, përmes portalit “e-Albania”.

Raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, më 21 tetor, numri i studentëve të rinj pritet të kalojë 21 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U zverdh në mëngjes, kishte të vjella dhe dhimbje barku,” flet nëna pas helmimit të fëmijëve në Korçë

Nëna e një prej fëmijëve të mitur të helmuar në një kopsht në Korçë në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjanën në...
21:57 | 04/10/2026

“Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të dielë në emsionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me ambasadorin e ri të...
21:40 | 04/10/2026

“SHBA në Shqipëri ka ndryshuar!” Çipa: Nuk është njëjtë si në mandatin e dytë të Trump

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania, gazetari Aleksandër Çipa ka analizuar ndryshimet e rëndësishme në qasjen dhe strukturën e ambasadës...
21:18 | 04/10/2026