AKTUALITET /

Shkoi të merrte lopët në mal, por nuk u kthye më, 20 vjeçari në Has zhduket pa gjurmë

I riu nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi apo mënyrë kontakti.

Shkruar nga Versus

Shkoi të merrte lopët në mal, por nuk u kthye më, 20

Kukës- Që prej mbrëmjes së djeshme në orën 20:00, familjarët e 20 vjeçarit Shkëlzen Kastrati nuk kanë asnjë lajm prej tij. I riu nga fshati Pus i Thatë i Hasit kishte shkuar drejt bjeshkëve për të marrë lopët që kishte në kullotë pasi ato nuk ishin kthyer në stallë si zakonisht. 

Por që prej atij momenti familjarët nuk kanë patur asnjë kontakt me të. Sipas familjarëve, 20 vjeçari ka probleme të lehta të shëndetit mendor, gjë që e shton shqetësimin për fatin e tij. Banorë të zonës kanë nisur kërkimet për gjetjen e të riut, gjë që duket tejet e vështirë për shkak se ai kishte harruar edhe telefonin në shtëpi. 

Familjarët kanë njoftuar edhe Policinë e Kukësit, ndërsa kërkimet për gjetjen e 20-vjeçarit vijojnë në terrenin malor. Versus.al

 

Tags:

has

Poll