Survejoi të afërmin e një zyrtari tajvanez për llogari të Kinës, arrestohet në Los Angeles 34 vjeçarja

5 Tetor 2026, 08:30Bota TEMA
Survejoi të afërmin e një zyrtari tajvanez për llogari

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një grua nga Kalifornia në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Kinës.

Wanying Zhang, e njohur edhe si “Heather”, 34 vjeçe, nga Irvine, u arrestua të dielën nga zyra e FBI-së në Los Angeles. Ajo akuzohet në një padi federale se ka vepruar si agjente e paregjistruar e Republikës Popullore të Kinës.

Ndihmës Prokurori i Parë i SHBA-së, Bill Essayli, bëri të ditur arrestimin përmes një postimi në platformën X.

Sipas deklaratës me betim, Zhang kishte udhëtuar në Seattle gjatë vitit 2025, ku dyshohet se, nën drejtimin e zyrtarëve kinezë, ka mbikëqyrur një të afërm të ngushtë të një zyrtari të qeverisë së Tajvanit.

Autoritetet amerikane pretendojnë se ajo u ka dërguar zyrtarëve kinezë fotografi, video dhe informacione mbi targat e automjeteve, ndërsa dyshohet se ka koordinuar aktivitetet e saj me një bashkëpunëtor dhe ka përdorur metoda për të shmangur zbulimin.

Sipas prokurorisë amerikane, Zhang nuk e kishte njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së se po vepronte në emër të një qeverie të huaj.

Ajo pritet të dalë për herë të parë para një gjykate federale në Los Angeles të hënën

Lini një Përgjigje