5 tetori rikthen studentët në auditore, nis viti akademik 2026–2027
Dyert e universiteteve në Shqipëri hapen sot për nisjen e vitit të ri akademik 2026–2027.
Rreth 120 mijë studentë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë rikthehen në auditore, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e universitetit.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, procesi mësimor nis më 5 tetor 2026 dhe do të vijojë deri më 24 shtator 2027.
Universitetet në të gjithë vendin kanë përfunduar përgatitjet për nisjen e mësimit, ndërsa gjatë ditëve të fundit studentët kanë kryer regjistrimet dhe procedurat administrative përkatëse.
Viti i ri akademik shënon rikthimin në auditorë si për studentët që vijojnë studimet, ashtu edhe për mijëra të rinj që këtë vit nisin rrugëtimin e tyre në arsimin e lartë.




