Kuvendi në seancë plenare pasditen e sotme, diskutohen çështjet e ngritura nga zgjedhësit

5 Tetor 2026, 08:40Politika TEMA
Kuvendi në seancë plenare pasditen e sotme, diskutohen

Kuvendi mblidhet këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Mbledhja do të nisë në orën 15:00 dhe sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të 24 shtatorit, për të vijuar më pas me njoftimet dhe diskutimet mbi çështjet e ngritura nga zgjedhësit.

Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, deputetët zhvillojnë çdo të premte, në orën 17:00, takime me zgjedhësit e tyre. Çështjet, ankesat dhe kërkesat e adresuara gjatë këtyre takimeve do të përcillen për diskutim edhe në seancën plenare.

Seanca e sotme vjen pas një mbledhjeje të tensionuar të Kuvendit më 24 shtator, ku përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës u përqendruan te çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë seancës së kaluar, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të zhvilluar një debat mbi zhvillimet në SHISH dhe situatën e krijuar pas caktimit të masës së sigurisë ndaj Hysenit. Kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca, ndërsa deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të punimeve.

Lini një Përgjigje