
Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëlzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë i Hasit, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së të dielës.
I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer dhe familjarët kishin humbur çdo kontakt me të.
Pas disa orë kërkimesh, ai është gjetur shëndoshë e mirë falë angazhimit të familjarëve, banorëve të zonës dhe gjahtarëve, të cilët u përfshinë në kërkimet për gjetjen e 20-vjeçarit.
Lajmi për gjetjen e tij ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e të riut. (A2 Televizion)