AMVV me drejtues të ri, Anxhela Paparizo emërohet në krye të institucionit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj e cilëson arsimin e lartë si një hapësirë të rëndësishme për formimin profesional dhe qytetar të të rinjve, ndërsa u uron studentëve kurajë, disiplinë dhe sukses në rrugëtimin e tyre akademik.
“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit.
Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin! Një vit të mbarë dhe plot mundësi të reja të gjithëve! Suksese!”, shkruan Begaj.
Top Channel