E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incidenti në bazën amerikanë në Britani, SHBA-të largojnë të gjithë bombarduesit

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga baza ushtarake britanike RAF Fairford, në Gloucestershire, pas incidentit të 27 shtatorit, për të cilin autoritetet britanike kanë nisur një hetim kundër terrorizmit.

Një zyrtar i Pentagonit konfirmoi të dielën se SHBA-ja ka larguar bombarduesit, duke i rikthyer në bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara, sipas BBC.

Reklamë

Uashingtoni nuk ka dhënë një arsye zyrtare për tërheqjen, por vendimi vjen pas incidentit të 27 shtatorit, kur policia u njoftua për tre automjete të dyshimta pranë bazës.

Fillimisht, pesë persona u arrestuan nën dyshimin për vepra terroriste pranë bazës, por më vonë u liruan me kusht. Një person i gjashtë, shtetas britaniko-iranian, u arrestua më vonë në Londër dhe gjithashtu u lirua me kusht.

Burime qeveritare britanike nuk e kanë kundërshtuar informacionin se vendimi i Uashingtonit për tërheqjen e bombarduesve ishte i lidhur me incidentin në bazën ushtarake.

Sipas informacioneve të BBC-së, bëhet fjalë për një vendim ushtarak dhe jo politik, i marrë në nivel operacional dhe i komunikuar nga ushtria amerikane tek homologët britanikë.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka komentuar për këtë zhvillim.

Faqet që gjurmojnë lëvizjet e avionëve treguan se bombarduesit B-1 u larguan nga RAF Fairford të dielën.

Hetimi për incidentin

Në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit, policia arrestoi pesë burra të moshave 23 deri në 25 vjeç, pasi u raportua se disa automjete po lëviznin në drejtim të bazës së përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA-së.

Të pestë ishin shtetas britanikë nga Londra.

Personi i gjashtë, 25 vjeç, u arrestua në Londër të enjten nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste. Policia kundër terrorizmit konfirmoi të shtunën se edhe ai ishte liruar me kusht.

Pas incidentit, kryeministri Andy Burnham tha se kishte tregues të fortë se Irani mund të kishte pasur rol në ngjarje, pa dhënë detaje të tjera. Teherani e ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar më herët se incidenti qartazi përfshinte dorën e një aktori të huaj, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.