Një natë e zakonshme koncerti u kthye në një moment që do të mbahet mend gjatë. Në Madrid, Shakira surprizoi më shumë se 50 mijë spektatorë me një të ftuar shumë speciale: këngëtaren me origjinë shqiptare, Dueti u realizua të shtunën e 3 tetorit, në kuadër të turneut botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.
Dy yjet u përqafuan në skenë dhe më pas nisën një version akustik të “Antología”, një prej këngëve më të dashura të Shakirës, pjesë e albumit “Pies Descalzos”, publikuar në vitin 1995.
Detaji që e bëri edhe më të veçantë momentin ishte se Dua Lipa e këndoi të gjithë baladën në spanjisht, duke treguar edhe një herë aftësinë e saj për të performuar në gjuhë të ndryshme.
Dhe ky nuk ishte thjesht një bashkëpunim surprizë. Ishte hera e parë që Shakira dhe Dua Lipa performuan së bashku live. Dua, megjithatë, e kishte interpretuar më parë “Antología” në një koncert të Shakirës në Bogota, në vitin 2025.
Vetë Shakira nuk e fshehu emocionin. Para performancës ajo e cilësoi Duan si një artiste që e admiron dhe u shpreh se ishte një nder të këndonte këtë këngë me të.
Teksa ka shpërndarë disa foto dhe video në Instagram, ylli kolumbian e ka cilësuar këtë bashkëpunim ‘një ëndërr e bërë realitet për shumë prej nesh’.
Pas performancës, Shakira e vazhdoi festën në skenë, ndërsa dueti u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të koncertit.











Komente
Komento