Kryeministri i Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas protestave për uljen e qirave
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026. Zgjedhjet e radhës ishin planifikuar fillimisht për vitin 2027.
Vendimi vjen pas rrëzimit në parlament të dy masave të qeverisë për përballimin e krizës së strehimit. Paketat përfshinin masa për mbrojtjen e qiramarrësve dhe personave vulnerabël nga dëbimet, kufizimin e spekulimeve në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritjen e ofertës së banesave të përballueshme.
Masat u propozuan në një klimë të tensionuar sociale, pas protestave të lidhura me krizën e strehimit dhe rastin e dëbimit të një 87-vjeçareje nga banesa e saj, çështje që nxiti reagime në mbarë vendin.
Pas shpalljes së zgjedhjeve, Sánchez tha se nevojitet “ripërtëritja dhe zgjerimi i mbështetjes së popullit” për qeverinë. Ai theksoi gjithashtu nevojën që parlamenti i ardhshëm të sigurojë një shumicë progresive më të gjerë.
Zgjedhjet e 29 nëntorit do të zhvillohen në një situatë të vështirë parlamentare për qeverinë e Sánchez, e cila ka hasur pengesa në miratimin e nismave të saj në parlament.
Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht
Viti i ri akademik, Begaj: Arsimi dhe dija, investimi më i sigurt për të ardhmen
Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore
- 09:23 Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje
- 09:20 Trump njofton krijimin e task-forcës së re për inteligjencën artificiale
- 09:19 SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi
- 09:11 Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht
- 09:05 Rubio në Athinë, në fokus mbrojtja dhe marrëdhëniet Greqi-SHBA
- 09:00 Viti i ri akademik, Begaj: Arsimi dhe dija, investimi më i sigurt për të ardhmen