Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje
Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska – entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës.
Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit – rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon.
“Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë.
Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska.
Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska.
Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnje dhe Hercegovina u nda në dy entitete me autonomi të gjerë – Republikën Sërpska dhe Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, me shumicë boshnjake dhe kroate.
Të dyja ato lidhen përmes institucioneve qendrore të shtetit, të cilat shpesh kanë funksionuar me vështirësi.
Në fjalimin pas zgjedhjeve, politikani prorus, Dodik, tha se, bazuar në rezultatet pas numërimit të 92 për qind të votave, kandidatja e SNSD-së, Zhelka Cvijanoviç, do të bëhet anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës.
Anëtari aktual properëndimor i Presidencës, Denis Beqiroviq, pritet ta fitojë ulësen boshnjake.
Atyre pritet t’u bashkohet edhe Darijana Filipoviç nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila parashikohet ta fitojë ulësen kroate.
Në moshën 39-vjeçare, Filipoviç pritet të bëhet anëtarja më e re e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
“UÇK na bashkon”, mbahet sot protestë para Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen
Hamza: Optimist se Ligji për Specialen do të votohet, PDK e hapur për çështjen e presidentit
- 09:20 Trump njofton krijimin e task-forcës së re për inteligjencën artificiale
- 09:19 SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi
- 09:11 Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht
- 09:05 Rubio në Athinë, në fokus mbrojtja dhe marrëdhëniet Greqi-SHBA
- 09:00 Viti i ri akademik, Begaj: Arsimi dhe dija, investimi më i sigurt për të ardhmen
- 08:42 Këmbimi valutor 5 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore