Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka dhënë dorëheqjen dhe ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 29 nëntor. Njoftimi u bë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion nga Pallati Moncloa.
Sanchez, 54 vjeç, është kryeministër i Spanjës që prej vitit 2018, duke u renditur mes liderëve europianë me qëndrimin më të gjatë në pushtet.
“Kemi bërë gjithçka që mundëm për të mbrojtur interesat e spanjollëve”, tha Sanchez, teksa bëri një bilanc të qeverisjes së tij të fundit.
Gjatë mandatit të tij, sipas Sanchez, “është ulur pabarazia”, ndërsa ekonomia spanjolle “ka qenë ajo që është rritur më shumë në Europë”.
“Sot ka pakënaqësi dhe edhe ne kemi bërë gabime”, pranoi Sanchez. “Ka shumë gjëra që duhen korrigjuar. Për të bërë më shumë, kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, por duhet të kemi një shumicë më të gjerë në Parlament. Për këtë arsye, pasi informova kreun e shtetit, kam vendosur të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave për të shpallur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohen më 29 nëntor. Ka ardhur momenti që spanjollët të vendosin se çfarë të ardhmeje duan për vendin.”
Kryeministri e kishte kaluar fundjavën duke zhvilluar konsultime me Partinë Socialiste, ministrat dhe anëtarët e qeverisë, lidhur me mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme, përpara përfundimit normal të legjislaturës në korrik të vitit 2027.
Vendimi vjen në valën e protestave në rrugë, të shkaktuara nga rrëzimi në Kongresin spanjoll i dekreteve që lidhen me strehimin.
Në origjinë të protestave, në të cilat janë përfshirë veçanërisht të rinjtë, ishte edhe dëbimi i debatueshëm nga banesa në Madrid i 87-vjeçares Maricarmen Abascal.
Por kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse spanjollët do të votonin sot?
Mesatarja e sondazheve e përllogaritur nga El País nxjerr në krye Partinë Popullore të Alberto Núñez Feijóo me 32,7%, ndërsa socialistët renditen të dytët me 26,4% dhe Vox me 18,1%.
Të marra së bashku, partitë e djathta, duke përfshirë edhe listën populiste Se Acabó la Fiesta, i afrohen 52% të votave, ndërsa forcat e majta ndalen në rreth 36%.
Për krahasim, në vitin 2019 dy blloqet politike ishin praktikisht në baraspeshë, me 43% secili.
Pijini lengun ketij pederasti ju te Temes, qe na nxirrnit gjithe kohes lajmet e tij pro Pslestines, me hipokrizine qe te dukej i ndjedhem, e qe njekohesisht po shkaterronte vendin e tij me politikat ekstreme socisle dhe woke. Turp per ate dhe per ju!