Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, mbahet protestë kundër vendimit të Hagës

5 Tetor 2026 | 08:30

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë sot protestë para Kuvendit të Kosovës. Protesta do të nisë në orën 09:00, para objektit të Kuvendit, në kohën kur pritet të fillojë edhe seanca plenare.

Fillimisht, protesta ishte paralajmëruar për orën 12:00, por OVL-UÇK ka ndryshuar orarin pas thirrjes së seancës plenare për në orën 09:00.

Në pikën e parë të rendit të ditës së seancës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protesta zhvillohet në kuadër të kërkesave të OVL-UÇK-së lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku në pikën e parë të rendit të ditës do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin...
07:15 | 05/10/2026

Hamza: Optimist se Ligji për Specialen do të votohet, PDK e hapur për çështjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se të hënën në seancën e Kuvendit të Kosovës pritet të procedohet projektligji për plotësim-ndryshimin...
21:23 | 04/10/2026

“Jo në emrin tim”, protestë nesër para Kuvendit të Kosovës

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar në natën e 19-të të protestës se protestuesit do...
21:05 | 04/10/2026