Një 20-vjeçar nga Pusi i Thatë në Has ka kaluar disa orë ankth për familjen e tij, pasi kishte humbur kontaktet me ta që prej mbrëmjes së së dielës.
Shkëlzen Kastrati ishte larguar nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e zonës, por nuk ishte kthyer në shtëpi dhe telefoni i tij nuk ishte më i arritshëm.
Alarmi i familjes vuri në lëvizje banorët e zonës dhe gjahtarët, të cilët iu bashkuan kërkimeve në terrenin malor.
Pas disa orësh kërkime, i riu është gjetur shëndoshë e mirë.













