Gucati paralajmëron pasoja nëse projektligji për Specialen nuk miratohet

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është bërë pjesë e protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, së bashku me veteranë të tjerë.

Të lidhura

None found

Duke folur për mediat, Gucati tha se prania e veteranëve në protestë synon t’u bashkohet studentëve dhe të rinjve. Ai shtoi se po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me leximin e dytë të projektligjit.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit”, deklaroi ai.

Sipas Gucatit, dështimi i miratimit të projektligjit në leximin e dytë do të sillte një situatë të pafavorshme, jo vetëm për veteranët, por edhe për institucionet e vendit.

“Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, u shpreh Gucati.

Protesta po mbahet para Kuvendit në një moment kur deputetët pritet të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ligjet që kanë të bëjnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis