E ftuar në emisionin ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV, gazetarja Alba Kepi ka ngritur pikëpyetje mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, duke theksuar mungesën e transparencës në Shqipëri për funksionimin dhe kostot e kampeve të Gjadrit.
Kepi tha se vetëm 14.7 për qind e emigrantëve të strehuar në Gjadër janë riatdhesuar, ndërsa sipas përllogaritjes së saj, kostoja për çdo emigrant të riatdhesuar shkon rreth 495 mijë euro.
Ajo solli në vëmendje edhe rreth 74 milionë euro kontrata për shërbime teknike në kampe, duke theksuar se rreth 61 milionë euro janë faturuar tashmë.
Gazetarja theksoi se, ndërsa në Itali marrëveshja vijon të jetë pjesë e debatit politik dhe parlamentar, në Shqipëri mungon transparenca dhe debati publik mbi investimet dhe aktivitetin në territorin shqiptar.
Pjesë nga intervista:
Një bilanc mjaft negativ, pasi vetëm 14.7 për qind e personave të cilët dhe janë strehuar në kampin e Gjadrit kanë mundur të riatdhesohen, një kosto mjaft e lartë, pasi nëse bëjmë një ndarje të përgjithshme, pa hyrë në detaje, i bien nga 50 milionë euro që ka deklaruar Ministri i Brendshëm, mbi atë çka kanë investuar në Shqipëri të paktën për 2025, i bie që çdo emigrant i riatdhesuar i ka kushtuar shtetit italian rreth 495 mijë euro, pra jo i detajuar kjo shifër, por nëse bëjmë një hamendësim të përgjithshëm.
Por ajo çka provokon, besoj se është se në Itali, që prej nëntorit të 2023 e deri sot, pyetjet, debatet, relacionet apo interpelancat parlamentare, konfliktet, qoftë në tavolinat politike të partive mbi këtë marrëveshje me Shqipërinë, vijojnë të jenë mjaft të forta. Në Shqipëri kanë një heshtje totale, heshtje totale e papranueshme, pasi duhet kuptuar që ato struktura që ndërtohen në Shqipëri dhe çdo investim që bën Italia në territorin shqiptar për kampet, pavarësisht faktit se atë kritikën madhore që kemi nën juridiksionin italian, pra dhënien e një territori shqiptar një shteti të huaj, është dhe fakti që këto ndërtime të strukturave bëhen me një super apo me tenderime që jepen kompanive shqiptare.
P.sh., Ministria Italiane e Mbrojtjes ka deklaruar se janë rreth 74 milionë euro tendera në kontrata të kryera për sa i takon shërbimeve teknike, brenda këtyre kampeve, dhe janë rreth 61 milionë euro të cilat janë faturuar tashmë, d.m.th. që punimet i kanë nisur, kryer etj.
Po ne nuk dimë dhe nuk kemi as transparencë dhe komunikim se si po funksionon ky lloj tenderimi në territorin shqiptar.
Nëse në Itali vijojnë të nisen ekipe të deputetëve apo eurodeputetëve italianë, të cilët kanë ndërgjegjen për të kuptuar më shumë mbi këto kampe dhe ju kërkojnë llogari, duke përcjellë më pas relacione dhe raporte për media, për gazetarët, për agjencitë e informacionit,
në Shqipëri kemi një heqje totale dhe nuk dimë nëse ka pasur përpjekje të deputetëve, parlamentarëve, por shoqërisë civile shqiptare për të pasur një dialog dhe për të hyrë e kuptuar çfarë po ndodh në ato kampe.
Përtej shifrave, unë mendoj se kampi i Gjadrit është një laborator njerëzor, ku herë pas here sinjalizohen episode kritike, që do të thotë tentativa për plagosje, vetëvrasje etj.
Brenda kampit të Gjadrit kemi një nga historitë më të trishta të kronikës italiane. Kemi 42-vjeçarin, maroken, me emrin Hamit, i cili, pasi ka qëndruar një muaj në Gjadër, është rikthyer në Itali dhe më pas është vetëvrarë në burgun e Torinos. Kjo nga presioni i lartë psikologjik dhe gjithçka që avokati i tij dhe familjarët e tij kanë sinjalizuar për këtë rast.
Kur është aprovuar ky ligj në Parlamentin shqiptar, unë jam nisur nga Roma për të ndjekur dhe për të parë se çfarë po ndodhte në atë parlament. Kam bërë gjithë procedurën administrative të akreditimit që të gjithë ne gazetarët e dimë, ku duhet të hyjmë në një institucion.
© SYRI.net