Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, çfarë parashikon nisma e PDK-së
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.
Nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara prek disa aspekte kyç të funksionimit të tyre:
Ngushtimin e mandatit të Speciales, duke e lidhur atë me veprat specifike penale të përcaktuara në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.
Kufizimin e juridiksionit penal në rastet që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore, si dhe me vrasje, torturë apo trajtim mizor e çnjerëzor në vende specifike të ndalimit të përmendura në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.
Ndryshimin e periudhës kohore që mbulon Specialja, nga periudha aktuale janar 1998 – dhjetor 2000, në 1 korrik 1999 – 31 dhjetor 2000.
Kufizimin e juridiksionit territorial vetëm në veprat e pretenduara të kryera brenda territorit të Kosovës.
Kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, duke paraparë zbatimin e parimit të ligjit më të favorshëm për të dënuarin.
Mbajtjen e dënimeve në Kosovë në institucionet korrektuese të vendit.
Mundësinë e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë nga Dhomat e Specializuara.
Transferimin në sistemin gjyqësor të Kosovës të rasteve që nuk do të hynin më në juridiksionin e Speciales, së bashku me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.
Transferimin në Kosovë të personave të ndaluar në rastet që kalojnë tek institucionet vendore. Ata do të duhej të dilnin para një gjyqtari në Kosovë brenda 48 orësh.
Mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me juridiksionin.
Rishqyrtimin e juridiksionit të çdo rasti brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve. Në rastet me akuza të përziera, do të transferohej vetëm pjesa që nuk hyn në juridiksionin e rishikuar.
Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, mbahet protestë kundër vendimit të Hagës
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen
Hamza: Optimist se Ligji për Specialen do të votohet, PDK e hapur për çështjen e presidentit
- 10:05 Plug and Play Tirana Expo 2026: Silicon Valley vjen në Ballkan
- 09:59 SHBA kryen sulm të ri ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 4 të vrarë
- 09:40 Fermeri zviceran thyen rekord me kungullin që peshon mbi 650 kg
- 09:29 Ish-Princi Andrew padit policinë për arrestimin në lidhje me Epsteinin
- 09:26 Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara”
- 09:25 Kryeministri i Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas protestave për uljen e qirave