E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kungulli gjigant që mahniti Zvicrën! Peshon plot 651.5 kilogramë

Kungulli më i rëndë i këtij viti në Zvicër ka peshuar 651.5 kilogramë. Titullin e kampionit zviceran për të tretin vit radhazi e fitoi Florian Isler nga Esslingen, në kantonin e Zyrihut.

Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për varietetin “Atlantic Giant”, një prej varieteteve të njohura për përmasat e mëdha.

Reklamë

Isler nuk u mjaftua vetëm me titullin e kampionit. Ai vendosi edhe tre rekorde zvicerane. Në konkurs ai prezantoi një “Bushel Gourd”, një lloj kungulli në formë shisheje, me peshë 136.6 kilogramë, lulediellin më të gjatë me gjatësi 7.695 metra, si dhe shalqirin më të rëndë, që peshonte 97.2 kilogramë.

Në vendin e dytë u rendit Matthias Leuenberger nga Leimiswil, me një kungull të varietetit “Atlantic Giant” që peshonte 500 kilogramë.

Ky ishte edicioni i 27-të i kampionatit zviceran të peshimit të kungujve dhe perimeve.

Rekordi aktual zviceran për kungullin më të rëndë është 1,054 kilogramë, ndërsa rekordi botëror arrin në 1,278.8 kilogramë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.