Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mijëra spanjollë në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

    “Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati Hoxhaj: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

    Survejoi të afërmin e një zyrtari tajvanez për llogari të Kinës, arrestohet në Los Angeles 34 vjeçarja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mijëra spanjollë në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
    Botë

    Mijëra spanjollë në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

    October 5, 2026
    Mijëra spanjollë në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka dhënë dorëheqjen dhe ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 29 nëntor. Njoftimi u bë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion nga Pallati Moncloa.

    Sanchez, 54 vjeç, është kryeministër i Spanjës që prej vitit 2018, duke u renditur mes liderëve europianë me qëndrimin më të gjatë në pushtet.

    “Kemi bërë gjithçka që mundëm për të mbrojtur interesat e spanjollëve”, tha Sanchez, teksa bëri një bilanc të qeverisjes së tij të fundit.

    Gjatë mandatit të tij, sipas Sanchez, “është ulur pabarazia”, ndërsa ekonomia spanjolle “ka qenë ajo që është rritur më shumë në Europë”.

    “Sot ka pakënaqësi dhe edhe ne kemi bërë gabime”, pranoi Sanchez. “Ka shumë gjëra që duhen korrigjuar. Për të bërë më shumë, kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, por duhet të kemi një shumicë më të gjerë në Parlament. Për këtë arsye, pasi informova kreun e shtetit, kam vendosur të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave për të shpallur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohen më 29 nëntor. Ka ardhur momenti që spanjollët të vendosin se çfarë të ardhmeje duan për vendin.”

    Kryeministri e kishte kaluar fundjavën duke zhvilluar konsultime me Partinë Socialiste, ministrat dhe anëtarët e qeverisë, lidhur me mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme, përpara përfundimit normal të legjislaturës në korrik të vitit 2027.

    Vendimi vjen në valën e protestave në rrugë, të shkaktuara nga rrëzimi në Kongresin spanjoll i dekreteve që lidhen me strehimin.

    Në origjinë të protestave, në të cilat janë përfshirë veçanërisht të rinjtë, ishte edhe dëbimi i debatueshëm nga banesa në Madrid i 87-vjeçares Maricarmen Abascal.

    Por kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse spanjollët do të votonin sot?

    Mesatarja e sondazheve e përllogaritur nga El País nxjerr në krye Partinë Popullore të Alberto Núñez Feijóo me 32,7%, ndërsa socialistët renditen të dytët me 26,4% dhe Vox me 18,1%.

    Të marra së bashku, partitë e djathta, duke përfshirë edhe listën populiste Se Acabó la Fiesta, i afrohen 52% të votave, ndërsa forcat e majta ndalen në rreth 36%.

    Për krahasim, në vitin 2019 dy blloqet politike ishin praktikisht në baraspeshë, me 43% secili.

    29 nëntor Demonstrata dorëheqja e Pedro Sanchez krizë politike Madrid parlamenti spanjoll Pedro Sanchez politikë politikë spanjolle Protesta në Spanjë protestues qeveria spanjolle spanjë zgjedhje në Spanjë Zgjedhje të parakohshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mijëra spanjollë në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

    October 5, 2026

    “Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati Hoxhaj: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

    October 5, 2026

    Survejoi të afërmin e një zyrtari tajvanez për llogari të Kinës, arrestohet në Los Angeles 34 vjeçarja

    October 5, 2026

    Google shpall “luftë” ndaj profileve të rreme dhe përmbajtjeve me AI, ja çfarë ndryshon në kërkime

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.