Durrës- Dy adoleshentë të moshës 18 vjeçare, kanë dhunuar me grushte një punonjës policie gjatë kohës që ky i fundit ishte jashtë shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të Durrësit për motive ende të paqarta.
Si pasojë, policia procedoi penalisht dy adoleshentët, njëri prej të cilëve rezulton të jetë djali i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj e cila akuzohet se vodhi 700 mijë euro të pensionistëve.
Pak ditë më parë, Mataj u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie. Pak ditë para lirimit, bashkëshorti i saj, Fetah Metaj u promovua në poste drejtuese në bashkinë e Durrësit. Versus.al

