Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”
05/10/2026 10:14
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Gjykatën e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”.
Kjo është një procedurë e zakonshme për Berishën, i cili ka hyrë i qeshur në gjykatë, duke takuar edhe disa nga të pranishmit.
Berisha, si zakonisht, pritet të flasë për gazetarët në momentin e daljes nga ambientet e GJKKO.
Top Channel