LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja përcjell rastin e dyshuar të murtajës në Rusi

Rasti nxiti disa politikanë amerikanë të kërkojnë kufizime të gjera të udhëtimit nga dhe drejt Rusisë.

5 Tetor 2026, 10:13 Nga E. D
SHBA-ja përcjell rastin e dyshuar të murtajës në Rusi
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara po përcjellin raportimet për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike në Rusi, pasi një punonjëse 28-vjeçare laboratori vdiq në rajonin siberian të Irkutskut. Rasti nxiti disa politikanë amerikanë të kërkojnë kufizime të gjera të udhëtimit nga dhe drejt Rusisë.

“Jemi në dijeni të raportimeve për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike me pasojë vdekjen në rajonin e Irkutskut, në Rusi. Po e ndjekim nga afër situatën, në koordinim me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencitë e tjera partnere”, tha më 4 tetor një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve ruse që “të ndajnë informacione të sakta, shpejt dhe në mënyrë transparente”. Ai theksoi se murtaja mund të trajtohet me antibiotikë që janë gjerësisht të disponueshëm, veçanërisht nëse trajtimi nis herët.

Edhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore konfirmoi se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po bashkëpunojnë me Departamentin e Shtetit. Sipas tij, siguria e qytetarëve amerikanë mbetet “prioriteti më i lartë” i departamentit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi, po ashtu, se po ndjek zhvillimet dhe masat e karantinës të ndërmarra nga Rusia.

Zyrtarë të lartë të administratës u thanë gazetarëve se Qeveria është në dijeni të raportimeve dhe se po shqyrton mënyrat e mundshme të reagimit. Aktualisht nuk ka fluturime të drejtpërdrejta komerciale mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërsa Uashingtoni nuk ka njoftuar masa shtesë për kufizimin e udhëtimeve për shkak të rastit të dyshuar.

Shqetësimet rriten

Raportimet kanë nxitur shqetësime te disa ligjvënës, përfshirë edhe për shkak të historisë së Rusisë me kërkimet për armë biologjike. Kongresisti republikan nga Nebraska, Don Bacon, anëtar i lartë i Komisionit për Shërbimet e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i ndërlidhi raportimet me pretendimet e kahershme të Rusisë se laboratorët në Ukrainë, të mbështetur nga SHBA-ja, ishin të përfshirë në kërkime për armë biologjike.

“Mbaj mend se dëgjoja nga zërat kundër Ukrainës për të ashtuquajturit laboratorë biologjikë. Ishin operacione dezinformuese ruse në formën e tyre më të mirë. Por, në të vërtetë, është Rusia ajo që ka laboratorë biologjikë”, shkroi Bacon në rrjetet sociale.

Rusia ka akuzuar prej kohësh Uashingtonin dhe Kievin se udhëheqin objekte për zhvillimin e armëve biologjike në Ukrainë. Të dyja qeveritë i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe hetimet e pavarura nuk kanë gjetur prova që i mbështesin ato. Bashkimi Sovjetik, megjithatë, kishte një program të gjerë ofensiv të armëve biologjike gjatë Luftës së Ftohtë, pavarësisht se ishte palë e Konventës së vitit 1972 për Armët Biologjike.

Dëshmitë e personave që u larguan nga Bashkimi Sovjetik dhe hetimet e mëvonshme dokumentuan kërkime ushtarake me patogjenë, përfshirë bakterin e murtajës, si dhe përpjekje për zhvillimin e varianteve rezistente ndaj antibiotikëve.

Kjo histori është bërë edhe pjesë e debatit politik rreth rastit në Irkutsk. Megjithatë, nuk ka prova publike se laboratori i përfshirë në incidentin aktual po zhvillonte murtajën si armë, apo se vdekja e punonjësit kishte lidhje me ndonjë program ofensiv të armëve biologjike.

Çfarë ndodhi në Irkutsk?

Në qendër të rastit është Darya Shipilova, një teknike laboratori 28-vjeçare në Institutin kundër Murtajës në Irkutsk. Mediumi i pavarur siberian “Lyudi Baikala” raportoi se Shipilova kishte thyer aksidentalisht një epruvetë që përmbante bakterin e murtajës pneumonike, më 25 shtator, derisa po punonte në institut. Sipas raportimit, gjendja e saj shëndetësore më pas u përkeqësua dhe ajo vdiq më 2 tetor. Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar publikisht këtë version të ngjarjes.

Çfarë është murtaja pneumonike?

Murtaja shkaktohet nga Yersinia pestis, një bakter që zakonisht qarkullon mes brejtësve të egër dhe pleshtave. Forma pneumonike e sëmundjes prek mushkëritë dhe mund të transmetohet nga një person te tjetri përmes pikëzave respiratore gjatë kontaktit të afërt. Sëmundja mund të përparojë me shpejtësi, por antibiotikët modernë mund të jenë shumë efektivë nëse trajtimi nis në kohë./REL

Sondazh

Poll

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti