Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Rusia po përshkallëzon bombardimet për të dobësuar rezistencën e Ukrainës ...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Kryedemokrati e cilësoi Altin Dumanin si armikun e egër të pluralizmit politik dhe paralajmëroi se, pavarësisht zhvillimeve aktuale, drejtësia do të japë përgjigjen e saj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Lideri i opozitës ka folur për mediat, ku tregoi edhe mesazhin që i la ish-kreut të SPAK, Altin Dumanit. Kryedemokrati e cilësoi Dumanin si armikun e egër të pluralizmit politik dhe paralajmëroi se, pavarësisht zhvillimeve aktuale, drejtësia do të japë përgjigjen e saj.
"Shënimi që lashë është ai i zakonshmi: Altin Gjoka Troplini Hajri Dumani, se ky është me shumë mbiemra, armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron," tha Berisha.
Në deklaratën e tij, Berisha tha se ligji i votuar nga Edi Rama i jep, sipas tij, një goditje fatale procesit të hetimit dhe akuzës, ndërsa SPAK duhej të kishte reaguar publikisht. Ai akuzoi gjithashtu drejtuesit e SPAK-ut se janë pjesë e një marrëveshjeje me Edi Ramën dhe përsëriti qëndrimin e tij se ky institucion është një seksion i shpifur i PS-së. Kryedemokrati tha ndër të tjera se Këshilli i Evropës nuk ka dhënë miratim për ndryshimet e bëra nga qeveria dhe ngriti pikëpyetje mbi heshtjen e SPAK-ut për çështje që, sipas tij, prekin hetimin, median dhe rolin e gjykatës.
"Tani ju jeni të gjithë kuriozë se çfarë gjeta unë aty. Aty, të gjithë po bënin gati valixhet. Po bënin gati valixhet, kishin mbushur korridorin me dosje që duket po i çonin t’i djegin dhe po brohorisnin rroftë Partia Socialiste. Dëgjoni pak, me ligjin që kreu i tyre, Edi Rama votoi në parlament, i jep një goditje fatale hetimit, procesit të hetimit dhe procesit të akuzës. Organi i parë që duhej të reagonte është ky organ, i cili ndaj një ligji të tillë në mënyrën më të turpshme heshti si fija e barit. Ndërkohë, unë u informova nga Strasburgu se Këshilli i Evropës nuk është absolutisht dakord në asnjë nga ndryshimet e bëra nga Edi Rama. Nuk ka dhënë asnjë miratim për këto ndryshime dhe këtë ia ka bërë të qartë Edi Ramës.
Çfarë nënkupton heshtja e tyre? Heshtja e tyre nënkupton se këta janë pjesë e komplotit që i bëhet këtij vendi për të shkatërruar hetuesinë tani që në skenë erdhi Edi Rama me hajdutët e tij. Pra, heshtja e tyre tregon se kemi të bëjmë me një marrëveshje midis tyre dhe Edi Ramës, unë gjithnjë u kam deklaruar ju se ky është një seksion i shpifur i PS. Se këta janë njerëz pa ligj dhe moral. A mundet institucioni qendror i akuzës, siç është SPAK-u për zyrtarët, të heshtë para ligjit, i cili paralizon hetimin? A mundet një institucioni i drejtësisë të heshtë para ligjit që rikthen censurën e diktaturës? Që përjashton mediat nga misioni i tyre i informimit të publikut. A mundet një institucion i vërtetë i akuzës të heshtë para faktit se do të detyrohet t’ia çojë provat për të miratuar gjykatësi, pa bërë gjykimin, që e shndërron gjykatësin në hetues në një akt të pashembullt? Dhe këta heshtin si fija e barit, si hija e turpit dhe tregojnë se çfarë mercenarësh janë," tha Berisha./Dosja.al
pamjet nga komisioni KOSOVË- Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektli...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur ...
Gazment Bardhi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin se për 13 vite ka ...
Pamje Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të hyjnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 tetor...
Bedri Hamza KOSOVA- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuar...
Foto ilustruse PRISHTINA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, më 5 tetor, seanc&e...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Demokratët kanë kërkuar rikthimin e sistemit të balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë episodit të katërt të podcastit "Flasim" ka njoftuar se qeveria po punon p&...
Bedri Hamza KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ng&e...