
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Gjykatën e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”.
Berisha teksa përmendi Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Vlora Hysenin, persona që janë në hetim nga SPAK, deklaroi se Rama është treguar i pabesë, duke i lënë përballë drejtësisë. Ndërsa i ndalur tek hetimet për Ballukun, Berisha tha se janë mesazhe të shumta që implikojnë kreun e qeverisë në afera korruptive.
“Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka. Pra ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan se njeriu që i kishte dhënë të gjitha garancitë i lëshoi në duart e policisë, ky për të zhvlerësuar qindra mesazhe që ka ky me Ron Yeffet, me Ermal Biqirn, Vlora Hysenin, për të çliruar veten nga këto, nga Lubia. Si i tha Lubia nga 6000 mije mesazhe, 4 mijë janë të tuajt i tha. Është e tëra për të shpëtuar Ramën nga provat që nuk mund ti zhvlerësojë kurrë”, tha Berisha.