Nis seanca për ndryshimin e ligjit për Specialen, deputeti i PDK: Nuk lejojmë të komprometohet historia e Kosovës

5 Tetor 2026 | 10:29

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur në thelb me pretendimet për trafikim organesh.

Sipas tij, proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë kanë treguar se nuk ka pasur trafikim organesh.

Gruda tha se ndryshimet e propozuara nuk ia heqin Speciales të drejtën për të vazhduar punën, por synojnë t’ia kufizojnë një pjesë të juridiksionit, përfshirë atë që lidhet me krimet e luftës.

Ai argumentoi se juridiksioni i paraparë fillimisht për Dhomat e Specializuara nuk synonte që ato të trajtonin raste që, sipas tij, nuk lidhen me pretendimet mbi të cilat u krijua gjykata.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se akuzat që, sipas tij, synojnë ta paraqesin UÇK-në si ndërmarrje të përbashkët kriminale janë “re e zezë mbi Kosovën”.

“Ky Kuvend nuk duhet ta lejojë këtë”, tha Gruda gjatë prezantimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk mund të lejojmë të komprometohet historia e Kosovës dhe lufta jonë çlirimtare”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, çfarë parashikon nisma e PDK-së

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat...
10:06 | 05/10/2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, mbahet protestë kundër vendimit të Hagës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë sot protestë para Kuvendit të Kosovës. Protesta do të nisë në orën 09:00, para objektit...
08:30 | 05/10/2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku në pikën e parë të rendit të ditës do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin...
07:15 | 05/10/2026