TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi do të mblidhet pasditen e kësaj të hëne në seancë plenare.
Seanca është parashikuar që të mbahet në orën 15:00, do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të 24 shtatorit, për të vijuar më pas me njoftimet dhe diskutimet mbi çështjet e ngritura nga zgjedhësit.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë për rreth 4 orë, kohë kjo e ndarë mes mazhorancës dhe opozitës.
Kohën më të madhe të diskutimit do e ketë Partia Socialiste me 140 minuta, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 60 minuta.
Me nga 12 minuta në dispozicion për diskutim do të kenë edhe grupet parlamentare të “Aleanca për Ndryshim” dhe “Partia e Lirisë”.
Për deputetët jashtë grupeve parlamentare, koha për të diskutuar do të jetë 16 minuta.