Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha në SPAK për masën e sigurisë

‘Goditje fatale hetimit’/ Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin, janë seksion i PS-së

10:27, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj SPAK-ut pas daljes nga ambientet e këtij institucioni, duke e akuzuar për heshtje përballë ndryshimeve ligjore të miratuara nga mazhoranca.

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha tha se ligji i votuar nga Edi Rama i jep, sipas tij, “një goditje fatale” procesit të hetimit dhe akuzës, ndërsa SPAK duhej të kishte reaguar publikisht.

Berisha akuzoi drejtuesit e SPAK-ut se janë pjesë e një marrëveshjeje me Edi Ramën dhe përsëriti qëndrimin e tij se ky institucion është “një seksion i shpifur i PS-së”. Ai tha gjithashtu se Këshilli i Evropës nuk ka dhënë miratim për ndryshimet e bëra nga qeveria dhe ngriti pikëpyetje mbi heshtjen e SPAK-ut për çështje që, sipas tij, prekin hetimin, median dhe rolin e gjykatës.

Berisha: Tani ju jeni të gjithë kuriozë se çfarë gjeta unë aty.

Aty, të gjithë po bënin gati valixhet.

Po bënin gati valixhet, kishin mbushur korridorin me dosje që duket po i çonin t’i djegin dhe po brohorisnin rroftë Partia Socialiste.

Dëgjoni pak, me ligjin që kreu i tyre, Edi Rama votoi në parlament, i jep një goditje fatale hetimit, procesit të hetimit dhe procesit të akuzës.

Organi i parë që duhej të reagonte është ky organ, i cili ndaj një ligji të tillë në mënyrën më të turpshme heshti si fija e barit.

Ndërkohë, unë u informova nga Strasburgu se Këshilli i Evropës nuk është absolutisht dakord në asnjë nga ndryshimet e bëra nga Edi Rama. Nuk ka dhënë asnjë miratim për këto ndryshime dhe këtë ia ka bërë të qartë Edi Ramës.

Çfarë nënkupton heshtja e tyre?

Heshtja e tyre nënkupton se këta janë pjesë e komplotit që i bëhet këtij vendi për të shkatërruar hetuesinë tani që në skenë erdhi Edi Rama me hajdutët e tij.

Pra, heshtja e tyre tregon se kemi të bëjmë me një marrëveshje midis tyre dhe Edi Ramës, unë gjithnjë u kam deklaruar ju se ky është një seksion i shpifur i PS.

Se këta janë njerëz pa ligj dhe moral.

A mundet institucioni qendror i akuzës, siç është SPAK-u për zyrtarët, të heshtë para ligjit, i cili paralizon hetimin?

A mundet një institucioni i drejtësisë të heshtë para ligjit që rikthen censurën e diktaturës?

Që përjashton mediat nga misioni i tyre i informimit të publikut.

A mundet një institucion i vërtetë i akuzës të heshtë para faktit se do të detyrohet t’ia çojë provat për të miratuar gjykatësi, pa bërë gjykimin, që e shndërron gjykatësin në hetues në një akt të pashembullt?

Dhe këta heshtin si fija e barit, si hija e turpit dhe tregojnë se çfarë mercenarësh janë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco