TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me spekulimet që kanë qarkulluar se është takuar me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ai po nisej për në Strasburg, ndërsa shefi i qeverisë u kthye nga Shtetet e Bashkuara.
Në prononcimin për gazetarët, pas daljes nga SPAK, ku ishte për masën “detyrim paraqitje”, kryedemokrati mohoi takimin, duke thënë se “a mund ta imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri”.
“Unë po shkoja në Strasburg, kur pata takime të shkëlqyera. Ai i kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin.”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë tha se personat që Rama dikur u jepte garanci, tashmë kanë filluar të flasin.
Berisha teksa përmendi Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Vlora Hysenin, persona që janë në hetim nga SPAK, deklaroi se Rama është treguar i pabesë, duke i lënë përballë drejtësisë.
Ndërsa i ndalur tek hetimet për Ballukun, Berisha tha se janë mesazhe të shumta që implikojnë kreun e qeverisë në afera korruptive.
“Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka. Pra ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin.
Ata e kuptuan se njeriu që i kishte dhënë të gjitha garancitë i lëshoi në duart e policisë, ky për të zhvlerësuar qindra mesazhe që ka ky me Ron Yeffet, me Ermal Beqirn, Vlora Hysenin, për të çliruar veten nga këto, nga Lubia. Si i tha Lubia nga 6000 mije mesazhe, 4 mijë janë të tuajt i tha. Është e tëra për të shpëtuar Ramën nga provat që nuk mund ti zhvlerësojë kurrë”, tha Berisha.