Alarm për murtajën në Rusi, rreth 200 persona nën vëzhgim pas vdekjes së një studiueseje Një bombol gazi është gjetur të hënën në mëngjes poshtë statujës së Davidit në Piazzale Michelangelo, një prej pikave panoramike më të frekuentuara të Firences.
Mediat italiane shkruajnë se, bombola u zbulua rreth orës 07:30 nga një punonjëse e kompanisë Alia Servizi Ambientali, e cila merret me menaxhimin e shërbimit të mbetjeve. Ajo njoftoi menjëherë numrin unik të emergjencës 112.
Në vendngjarje mbërritën patrulla të Karabinierëve, së bashku me specialistë të njësisë së ekspertëve për eksplozivët, të cilët kryen kontrollet e nevojshme.
Zona u sigurua nga autoritetet, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar se kush e ka lënë bombolën dhe rrethanat e ngjarjes.
Deri tani, nuk dihet nëse bombola ishte e mbushur apo bosh. Hetimet dhe verifikimet në terren vijojnë.
Top Channel