Qytetarët vijnë nga rrethet për të protestuar në Tiranë, janë kundër shkrirjes së bashkive
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të marrë vëmendjen politike ditën e sotme.
Kjo pasi këtë të hënë në rendin e ditës është caktuar diskutimi dhe miratimi në parim, shqyrtimi dhe miratimi nen për nen e në tërësi i projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Bazuar në kalendarin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të publikuar nga Kuvendi, seanca do të zhvillohet në orën 11:00.
Nisur nga kjo dhejtëra qytetarë të Poliçanit dhe Memaliajt janë mbledhur para godinës së Kryesisë së Kuvendit në shenjë protestë kundër këtij drafti.
DEBATI PËR TERRITORIN
Ky projektligj është shoqëruar me një sërë debatesh, kundërshtimesh e qëndrimesh politike, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita.
Ndryshimet e propozuara kanë krijuar edhe përplasje në mbledhjet e zhvilluara në këshillat bashkiakë në vend, që kanë shprehur me votë pranimin ose mosdakordësinë.
Drafti për Reformën Territoriale të hartuar nga Partia Socialiste dhe ekspertët e saj është depozituar sot në Kuvend dhe përmban disa ndryshime me rëndësi për hartën e vendit
Sipas draftit, do të shkrihen 15 bashki dhe numri i tyre do të shkojë në 46.
Bazuar në propozimin e PS-së, do të shkrihën këto bashki: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.
Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka sugjeruar që Shqipëria do të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Sa i përket numrin e bashkive në të gjithë vendin, PD propozon 100 bashki.




