Puca dhe Yeffet çuan lekët e Mbrojtjes tek Agasi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2026, 11:01

Thellohet hetimi mbi fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërsa në fokus të hetimeve të SPAK janë edhe Arjeta Puca dhe Ron Yeffet. Sipas të dhënave të bëra publike, dyshja ka hapur biznesin “Timak Horse”, i fokusuar në kuaj dhe hipizëm, me seli në Equos Resort, pronë e njohur e biznesmenit Ergys Agasi.

Biznesi është hapur në një periudhë kur Agasi ndodhej në arrati, ndërsa aktualisht Equos Resort është nën masën e sekuestros nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Puca dhe Yeffet pritet të pyeten këtë javë nga SPAK, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar kontrata dhe dokumente në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kompaninë TIMAK.

Hetimet po vijojnë për dyshimet për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike. Sipas informacioneve të publikuara, SPAK po verifikon gjurmën e parave të fondeve publike dhe mënyrën se si ato janë përdorur, ndërsa në kuadër të hetimeve janë evidentuar edhe shpenzime për prona, mjete luksoze dhe aktivitete të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit