Ramush Haradinaj bëri të ditur se Aleanca do të votojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Ai tha se mbyllja e Dhomave të Specializuara do të përbënte “përgjigjen e drejtë për fyerjen që na është bërë”, megjithatë theksoi se partia e tij do ta mbështesë nismën që po shqyrtohet sot në Kuvend.
Haradinaj kërkoi gjithashtu që projektligji të hidhet në votim sot edhe në leximin e dytë.
“Rrugëtimin tonë deri këtu e kemi bërë edhe me gabime, por fajin duhet ta gjejmë te vetja, sepse vetëm ne mbajmë përgjegjësi për fatin dhe të vërtetën tonë”, u shpreh ai.
