Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimit e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë, dhe të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente. Pas kësaj, projektligji duhet të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe për votimin përfundimtar.

Të lidhura

None found

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës lejon që, në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë së paku gjashtë deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij përpara votimit, tha se për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq, ndërsa shtoi se lëvizjet për ndryshimin e ligjit janë të nxituara por do t’i mbështesin.

Ai shtoi se rruga për të kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është procesi i Apelit.

“Adresa e fitores është apeli”, tha Kurti.

Sipas tij, për këtë nevojitet “organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare”, e cila nuk duhet të jetë partiake.

“Nuk ndihmojnë veprimet pa strategji”, tha Kurti.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis