Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore!

    Zbuloi lidhjet e Sekretarit të Tregtisë të SHBA-së me Epsteinin, gjendet i vdekur ish-bankieri britanik

    Koncesioni i aeroportit të Vlorës, SPAK shtyn edhe me 3 muaj hetimet: Duhen veprime shtesë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore!
    Lajmet e fundit

    Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore!

    October 5, 2026
    Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore!

    Pas Eli Farës, një tjetër këngëtare, Blerina Matraku, ka zgjedhur të reagojë publikisht përballë fyerjeve që shpërthyen në rrjet, pas publikimit të materialeve filmike të saj në intimitet me kompozitorin Adi Hila.

    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Matraku thotë se privatësia e saj është cenuar në mënyrë çnjerëzore dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë më materialet në rrjetet sociale.

    Këngëtarja i kërkon ndjesë edhe bashkëshortes së kompozitorit, Klaudias, dhe vajzave të tyre, për dhimbjen që kjo situatë mund t’u ketë shkaktuar.

    Këngëtarja thotë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa flet edhe për besimin që thotë se i kishte dhënë Hilës në “momentet më vulnerabël” të jetës së saj, duke pretenduar se ky besim është përdorur më pas për arsye që ende nuk i di.

    Reagimi i plotë i Blerina Matarakut

    Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.

    I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…

    Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.

    Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.

    Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.

    I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, fje që do paguhet me drejtësi hyjnore.

    Pamvarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur ti paguaja me jetë. Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik ,pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…

    Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,” Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht. Dhimbja kërkon rrespekt. Mjaft ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia…

    Përulësisht

    Blerina Matraku

    Adi Hila Blerina Matraku cenim i privatësisë deklarata denoncim hetim këngëtare shqiptare privatësia publikimi i videove rrjete sociale Showbiz shqipëri skandal videot me Adi Hilën videot private
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore!

    October 5, 2026

    Zbuloi lidhjet e Sekretarit të Tregtisë të SHBA-së me Epsteinin, gjendet i vdekur ish-bankieri britanik

    October 5, 2026

    Koncesioni i aeroportit të Vlorës, SPAK shtyn edhe me 3 muaj hetimet: Duhen veprime shtesë

    October 5, 2026

    Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.