E gjatë apo e shkurtër? Ekspertja: Ja cila është kafeja më e shëndetshme
Nëse po pyesni veten nëse është më mirë të zgjidhni një kafe të gjatë apo të shkurtër, ekspertja e ushqyerjes Laure Hyvernat sugjeron espresso-n ose ristretto-n, mundësisht pa sheqer dhe pa qumësht. Sipas saj, këto lloje përmbajnë polifenole, përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore.
Ristretto (kafeja e shkurtër) përgatitet me më pak ujë dhe ekstraktohet për një kohë më të shkurtër se espresso, duke dhënë një shije më të përqendruar. Pavarësisht shijes më të fortë, sasia e kafeinës nuk është domosdoshmërisht më e lartë.
Ekspertja këshillon të kufizohen kafetë e ëmbëlsuara dhe pijet e tipit “latte” me shurupe, pasi mund të përmbajnë sasi të larta sheqeri. Nëse përdoret qumësht, ajo sugjeron të zgjidhet një produkt cilësor dhe të kontrollohen përbërësit e alternativave bimore.
Për një zgjedhje sa më të thjeshtë, rekomandimi është një espresso ose ristretto pa sheqer, ndërsa më shumë rëndësi se madhësia e kafesë kanë mënyra e përgatitjes, sasia që konsumohet dhe çfarë i shtohet asaj.
/vizionplus.tv




