AKTUALITET /

Skandal me ‘eskorta’ në kalanë e Libohovës, aktivisti: Kur skanon kodin del faqe me përmbajtje për të rritur

I riu Emin Kokalari thotë se me këtë skandal janë përballur shumë turistë që e kanë vizituar kalanë gjatë ditëve të fundit.

Shkruar nga Versus
Skandal me ‘eskorta’ në kalanë e Libohovës,
Aktivisti Emin Kokalari

Një rast skandaloz që përdhos kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare është denoncuar së fundmi në kalanë e Libohovës. Aktivisti Emin Kokalari ka denoncuar skandalin që lidhet me tabelën ku turistët e huaj marrin informacion mbi kalanë e Libohovës. Sipas aktivistit, në momentin kur turistët tentonin të skanonin kodin digjital për të marrë informacione, u dilte një faqe me përmbajtje pornografike, për të rritur.

“Tek Kalaja e Libohovës kanë vendosur informacion zyrtar tek hyrja dhe së bashku me të kanë vendosur kode që skanohen për të marrë informacion turistët. Aty sot kishte shumë turistë të cilët po e skanonin këtë informacion dhe për fat të keq tek materiali digjital që kanë vendosur për kalanë e Libohovës, dalin përmbajtje për të rritur.

Kjo është puna që bëhet në jug të Shqipërisë, sidomos në Gjirokastër në zonën tonë rreth e rrotull për çështjen e kulturës, veprave të artit, busteve dhe trashëgimisë kulturore”- shprehet aktivisti i cili të gjithë rastin e ka treguar edhe me video ku shihet se sapo skanohet kodi del një faqe ku reklamohen eksorta. Versus.al

 

 

Poll