
Një numër i lartë studentësh kanë protestuar paraditen e sotme teksa pritej mbërritja e kryeministrit Edi Rama i cili ka në plan të zhvillojë një takim me ta në një prej sallave të konferencave.
Pikërisht në ditën e parë të vitit të ri akademik, u desh ndërhyrja e policisë për të liruar rrugën ku pritet të kalojë eskorta e kryeministrit. Transporti dhe akomodimi vijojnë të jenë problematikat kryesore për studentët e UAMD të cilët detyrohen të shkojnë deri në Spitallë me mjete private e taksi për shkak të largësisë nga qyteti. Versus.al

