Veteranët e Kosovës kërkojnë edhe ndryshimin e ligjit për zhbërjen e Dhomave të Specializuara. Miratimi në lexim të parë i projektligjit është mirëpritur nga protestuesit, të cilët vijojnë të kërkojnë ndryshime të mëtejshme ligjore. Protestuesit kanë kërkuar që krahas miratimit të projektligjit të ndërmerren edhe hapa për ndryshimin e kuadrit ligjor që lidhet me Dhomat e Specializuara. Sipas tyre, procesi duhet të vijojë me amendamente të tjera, përfshirë edhe kërkesën për zhbërjen e kësaj gjykate.