Reforma territoriale, qytetarët protestojnë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 11:43 | Politikë

Reforma territoriale, qytetarët protestojnë jashtë Kryesisë

Disa protestues janë mbledhur sot para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, që po diskutohet dhe pritet të miratohet në Komisionin e Ligjeve.

Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë që kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga PS.

Nëse propozimi do të marrë miratimin te Komisioni i Ligjeve, atëherë projektligji i kalon për miratim Kuvendit në seancën plenare të ditës së enjte, në datë 8 tetor.

Propozimi i PS për hartën e re territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 46. Pra 15 prej tyre do të bashkohen me njësitë më të mëdha administrative që ndodhen pranë tyre.

Ky propozim ka hasur në kundërshti të forta jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë radhët e PS.

Shumica e kryebashkiakëve dhe anëtarëve të këshillave të bashkive që janë parashikuar të shkrihen, kanë kundërshtuar propozimin për hartën e re territoriale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos