Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor
4 Tetor, 15:53
VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Aktualitet
Territorialja/ Banorët kundër draftit të PS, mblidhen në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Qytetarët janë mbledhur pikërisht sot, ku pritet të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është parashikuar diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së.
5 Tetor 2026, 11:25Nga E. D
pamjet
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. Qytetarët janë mbledhur pikërisht sot, ku pritet të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është parashikuar diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së.
Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare. Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht, duke protestuar.
Çfarë parashikon drafti i PS?
Partia Socialiste propozoi riorganizimin e hartës administrative të vendit, duke reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Sipas draftit të propozuar, 15 bashki do të shkrihen, ndërsa 33 do të mbeten të pandryshuara. Në total, ndryshimet administrative do të prekin 28 bashki.
Bashkitë që parashikohet të shkrihen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi. Ndryshimet shtrihen në disa qarqe të vendit. Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen bashkisë së Elbasanit, ndërsa Prrenjasi do të bëhet pjesë e bashkisë së Librazhdit. Në qarkun e Beratit, bashkia e Beratit do të zgjerohet me Dimalin dhe Poliçanin.
Në qarkun e Fierit, Patosi do t’i bashkohet bashkisë së Fierit, ndërsa Divjaka do të përfshihet në bashkinë e Lushnjës. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet bashkisë së Vlorës. Memaliaj do të shkrihet me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, ndërsa Këlcyra me Përmetin. Ndërsa në veri, Fushë-Arrëzi do të bëhet pjesë e bashkisë së Pukës, ndërkohë Klosi do t’i bashkohet bashkisë së Matit./Dosja.al