Rajoni

Kuvendi i Kosovës kaloi ndryshimet për Specialen, çfarë pritet tani?

Miratimi i parë në Kuvendin e Kosovës nuk e përfundon procedurën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tani, projektligji duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente. Pas kësaj, rikthehet në Kuvend për votimin final.

Rregullorja parlamentare lejon që në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë të paktën 6 deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e ligjvënësve të pranishëm.

Aleanca për Ardhmërinë kërkoi që procesi të përfundojë po sot.

Edhe pas miratimit paraprak, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Çlirim Haziri, ndër organizatorët e protestës, tha se tubimi vijon.

Këtu nuk mbaron, këtu veç sa ka filluar.

Sipas tij, protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit derisa projektligji të kalojë përfundimisht.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.