Këngëtarja Blerina Matraku e cila ishte një prej personazheve që u shfaq në videot e kompozitorit Adi Hila ka reaguar sërish në rrjetet e saj sociale duke shprehur edhe njëherë zemërimin që ndjen për gjithë situatën.
Duke thënë se nuk mund t’i dilte më askujt para syve, këngëtarja zbuloi se kompozitori i kishte thënë se ishte divorcuar, ndërsa e akuzon këtë të fundit për gjendjen e shkaktuar edhe tek vajza e tij.
Më tej në reagimin e gjatë, ajo u kërkon autoriteteve të marrin masa për të ndëshkuar fajtorët. Versus.al

