
Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve diskutohet dhe miratohet në parim projektligji që do t'i dërgohet Kuvendit për Reformën e re Territoriale, jashtë godinës së parlamentit janë mbledhur qindra qytetarë nga zona të ndryshme të vendit për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Pavarësisht se qytetarët kanë shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e tyre, socialistët duken të vendosur për të vijuar me shkrirjen e 15 bashkive me pretendimin se do të përmirësohen shërbimet për qytetarët. Versus.al


