Mashtrimet e Veliajt për lumin Lana, ja faktet
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me entuziazëm të madh fliste për projektin e lumit Lana, i cili parashikonte rehabilitimin e 1.8 km të Lanës duke nisur nga ura te Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”, së bashku me bulevardet, trotuaret, korsitë e biçikletave, gjelbërimin dhe ndërhyrjet në shtratin e lumit.
Erion Veliaj, në daljet e tij publike nga viti 2020-2024, para se të përfundonte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës.


Projekti i zgjatimit të lumit Lana për të shmangur fryrjet e tij në disa pika kyçe të kryeqytetit u prezantua në korrik të 2024 dhe në atë kohë u raportua se do të kishte një vlerë rreth 29 milionë euro.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, është i njohur tashmë si një mashtrues kronik dhe listës së mashtrimeve të tij iu bashkua shpejt edhe premtimi për rehabilitimin e lumit Lana.
“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, i cili ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 (koha e Edi Ramës) dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’”, deklaronte Veliaj.


Ndërkohë, nga ana tjetër, thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky “projekt” i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas.
“Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, thoshte Veliaj.

Në një tjetër deklaratë të tijën në vitin 2022, Veliaj shprehej se do të fillonte investimi me zgjatimin tjetër të Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.
“Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj.

Jemi në tetor 2026 dhe pjesa e lumit Lana nga Pallati me Shigjeta e në vazhdim është si në Mesjetë.
CNA TV ka sjellë dy ditë më parë pamjet që tregojnë se jo vetëm nuk është kryer investim, por Lana qelb nga shkarkimi i ujërave të ndotura, si dhe inertet apo mbetjet që janë hedhur në vite apo hidhen ende aty.
Të gjitha deklaratat e Veliajt kanë mbetur në kuadër të propagandës dhe mashtrimeve.
Veliaj ka premtuar dhe prezantuar rehabilitimin dhe investimin për zgjatimin e Lanës, por e vetmja gjë që shihet në atë zonë është një katastrofë mjedisore, shkarkimi i ujërave të ndotura dhe hedhja e inerteve apo mbetjeve.
Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për trajtimin e Lanës, faktet janë në terren, ujërat e ndotura dhe plehrat kanë pushtuar Lanën dhe i vetmi “investim” është aroma e keqe që shpërndahet dhe rreziku që u kanoset qytetarëve nga niveli i lartë i ndotjes.
Raporti i fundit i KLSH-së i publikuar nga CNA thellon edhe më tej skandalin duket treguar se përveçse me një mashtrim publik politik kemi të bëjmë edhe me një situatë skandaloze në menaxhimin dhe kontrollin e derdhjeve apo masave të marra për të zgjidhur problematikat në një lumë që kalon në mes të kryeqytetit ku derdhen ujërat e zeza dhe të qelb era, por diku rrezikon edhe jetët e njerëzve./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa jep qëndrimin e tij në l...
Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha ka folur për Ndryshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Data Science, Shkenca Kompjuterike, Turizmi Smart dhe dy p...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha univ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistro...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që ko...
Një pakartë “pikante” veçoi sonte mes shumë të tjerash ndë...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 127-të kundër q...
Gjykata Kushtetuese po shkon më 24 nëntor drejt një prej v...
Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël,...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj rapor...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një postim në rrjetet soci...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
Vatra e zjarrit në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të je...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar pas përmasave që ka m...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...