"Do hani vezë surratit", vijojnë kërcënimet, Komisioni i ligjeve përballet me debate e përplasje për territorialen

Aktualitet

"Do hani vezë surratit", vijojnë kërcënimet,
Një përplasje e fortë ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku opozita ka ngritur akuza të rënda ndaj mazhorancës për sabotim të qëllimshëm të procesit të konsultimit për nismën legjislative që lidhet me ndarjen e re territoriale dhe fatin e bashkive. 

Gjatë diskutimeve u denoncua ashpër mungesa e transparencës dhe shpërfillja e vullnetit të qytetarëve, të cilët

Fillimisht, u theksua se disa bashki kryesore nuk kanë marrë në kohë projektligjin për t'u shprehur institucionalisht, duke bërë që afatet të përfundojnë pa pasur një konsultim real.

 Kjo u cilësua si një lëvizje e qëllimshme nga Kuvendi për të penguar nismën e opozitës, e cila synon të ruajë dhe të krijojë bashki të reja për t'i sjellë shërbimet më pranë komunitetit. Ndërkohë, nuk munguan as kërkesat procedurale nga deputetët për t'u pajisur me materialet e nevojshme të mbledhjes, pasi nuk kishin informacion të mjaftueshëm për të votuar.

Tensionet arritën kulmin kur u diskutua për situatën në terren. U raportua se kryetarët e majtë të bashkive po mbahen nën presion të vazhdueshëm, duke u cilësuar nga folësit në komision si "të tredhur", pavarësisht se këshillat bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër kësaj nisme ligjore. U theksua se pavarësisht vullnetit të komunitetit, po tentohet që njësitë vendore të "shkrihen si gjalpë" duke mbetur vetëm pluhur e godina të braktisura.

Situata në Divjakë u mor si shembull paralajmërues, ku banorët u kanë dërguar mesazhe të qarta përfaqësuesve të tyre duke u thënë se ua kanë hequr mandatin për këtë çështje. Me tone ironike dhe të ashpra, u kërkua që deputetët e mazhorancës të shkojnë në zonat e tyre dhe të përballen me qytetarët. Madje u paralajmërua se nëse shkojnë, rrezikojnë të priten me protesta dhe t'u gjuajnë me "vezë surratit". 

Në përfundim të debatit, opozita kërkoi me ngulm që të pritet nisma e tyre ligjore, duke argumentuar se bashkitë nuk janë plastelinë që mund të formësohen dhe mbyllen me dryn sipas dëshirave politike.

DEBATET TE LIGJET

Oerd Bylykbashi: Një sekondë... shkresa në projektligjin për konsultim. Kuvendi... na, na njoftohet në mbledhjen tjetër. Unë mund t'ju them këtë gjë që ende pra nuk ja... Durrësi ende nuk e ka marrë. Është vetëm 40 km larg nga këtu. Sot ka mbledhje të përcaktuar të Këshillit Bashkiak për t'u shprehur edhe për projektligjin tuaj, ndërkohë kanë mbaruar afatet, nuk i është dërguar. Dhe si Durrësi, me siguri shumë të tjera. Pra, është një sabotim i qëllimshëm i procesit të konsultimit në kohë për projektligjin që nuk i shkrin bashkitë, po krijon bashki të tjera, ruan dhe krijon bashki të tjera për t'ia çuar më afër qytetarëve. Pra, unë kryetar e mora fjalën për procedurë, debatin në substancë e kemi më pas. Dua të theksoj faktin që Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme, në gjykimin tonë, pengon nismën legjislative të opozitës që ajo të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet e komuniteteve, e pushteteve vendore të zgjedhura në lidhje me këtë propozim.

Kliti Hoti: Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do të doja materialet e këtyre mbledhjeve. Pavarësisht se unë nuk jam... nuk kam të drejtë vote, por në fund kam me votu. A është e mundur me i pas materialet, qoftë me këtë kërkesë... materialet e mbledhjeve, sepse nuk di ku me i gjet dhe nuk di për me dash me marrë një vendim të arsyeshëm në votim. 

Ulsi Manja: Materialet ua kemi vënë në dispozicion në fakt anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, por dhe anëtarëve zëvendësues, por çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejtën të njihet paraprakisht me materialet e mbledhjes, kështu që sekretariati të marrë adresën e zotit Hoti, adresën elektronike dhe t'i nisë të gjithë materialet siç ua ka nisur të gjithë deputetëve të tjerë të Komisionit të Ligjeve.

E ka kërkuar zoti Koreshi për procedurë.Saimir Koreshi: Po. Kam kërkuar i nderuar kryetar sepse nisur dhe nga fakti, por po ja, po ja përsëris edhe një herë të gjithë çfarë referoi nënkryetari i komisionit zoti Bylykbashi... sot kemi njerëz në rrugë, kemi njerëz në rrugë për këtë punë!

Sot kemi kryetarë bashkish të majtë të tredhur. Të tredhur! Sepse gjatë gjithë kësaj kohe me presionin e dhjetë ndaj të gjithë kryetarëve, edhe pse këshillat bashkiakë kanë votuar unanimisht për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore... kundër dëshirës së tyre.

Në të gjithë botën, edhe pse ka... (një sekondë të lutem)... në të gjithë botën edhe pse ka bashki, provinca apo komuna me 1000 apo me 2000 banorë, askush nuk tenton kundër vullnetit të tyre t'i bëjë si puna që po themi ne, t'i shkrijnë si gjalpë. Se këtu po lozet me termin 'nuk po i shkrijmë ne këto baskitë, por po i bashkojmë'.

Ato do ngelen ca faza pluhuri atje, të gjitha godinat dhe të gjithë ata njerëz që sot, jua kanë hequr mandatin! Kemi banorët e bashkisë Divjakë të cilët u thonë përfaqësuesve tanë: Ne jua kemi hequr mandatin në lidhje me këtë çështje, nuk na përfaqësojnë te kjo çështje! Dhe nuk mund të vihet këtu në parlament me arrogancë dhe të themi që kemi 84, 85, 86, 83 vota.

Jo, nuk i keni për këtë çështje! Sepse këshillat e bashkisë që kanë votuar me unanimitet kundër nismës suaj ligjore, janë ata përfaqësuesit parlamentarë të vegjël të çdo bashkie dhe komune. Pse nuk shkojnë deputetët e juaj, këta që i kanë zgjedhur, që i kanë mandatuar dhe që ju do na i votokani këtë ligj shembullor, edhe që e kanë më të zgjuar këta deputetët e juaj, këta dy-tre, se këta 15 bashki, komuna 2-3 kanë deputetë, 2-3... që e kanë më të zgjuar këta se të gjithë ai milet që ka dalë në protestë? Si ka mundësi? Kaq pa kthjelltësi mendimi paskan këta deputetë që nuk shkojnë...

Po pse nuk bëni këtë, meqë keni bërë dhe e premtja e zezë apo si quhet kjo besnike, pse nuk shkojnë deputetët atje në protestë ditën e premte të nismës besnike? Të mbajnë nja dy muaj vetë nja dy vezë surratit! Sepse të gjithë këto pjesë që cënohen, i keni zërin, dëgjojini çfarë ju thonë. Me zë dhe me figurë dhe në protestë të gjithë në unanimitet, majtë e djathtë, thonë:

Jua kemi hequr mandatin në këtë pikë. Nuk është dëshira jonë, nuk është vullneti jonë që bashkitë të shkrihen! Dhe kështu, i nderuar kryetar i Komisionit të Ligjeve, janë 15 raporte të bashkisë që ju thoni do t'i modifikojmë. Po këto nuk janë plastelinë. Këto po shkrihen, po u mbyllet, po i vihet dryni dhe nuk do kenë akses.

kanë dalë në rrugë për të mbrojtur bashkitë e tyre.

ME TE LEXUARAT