Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kundërshtuar procesin për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, duke kërkuar ndalimin e procedurës dhe dëgjimin e qytetarëve dhe përfaqësuesve vendorë që po protestojnë kundër ndryshimeve.
Në përplasjen me deputetin e mazhorancës Ulsi Manja, Bozdo akuzoi shumicën se nuk po merr parasysh qëndrimin e bashkive që preken nga reforma.
Të lidhura
None found
Deputeti i PD-së tha se mazhoranca ka ende kohë për të ndaluar procedurën dhe për të dëgjuar variantet e propozuara nga përfaqësuesit vendorë.
Në vijim, Bozdo kundërshtoi edhe argumentin se procesi duhet të përmbushë afate të lidhura me Bashkimin Europian.
Sipas tij, BE-ja nuk përcakton një standard për numrin e njësive të pushtetit vendor apo madhësinë e bashkive.
“Nuk është normale që të gjithë punët e këtij komisioni të bëhet me protesta. I ke të gjithë bashkitë në protestë poshtë, ata që shkrihen. Protestojnë se nuk janë dëgjuar dhe argumenti i tyre nuk është marrë parasysh. Zhduken 15 bashki në bazë të arsyetimeve të pabaza. Jeni ende në kohë të bllokoni procedurën. Duhet të bëni atë që me urdhër politik nuk e bëri dot Komisioni i Territoriales. Të dëgjonte të dilej me variantet më të mira. Opozita nuk ka pasur qëllim bllokimin përveçse propozimin e variantit më të mirë për qytetarët. I keni në rrugë që po protestojnë.
Cilët afate duhet të kapim? Kjo nuk kërkohet nga BE, nuk ka asnjë standard për pushtetin vendor apo numrin e njerëzve në bashki”, tha ai.
