Hita uron studentët: Garantojmë sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

Në mesazhin e tij, Hita theksoi se “për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar”.

Ai siguroi studentët se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre “për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit. Siguria ndërtohet së bashku”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?